Lule lule

 

 

Ti Vashulliqe, çë më rri di llutu

U kam të marr, pa pal ‘ndùtu

E dhè pa palë e pa stolì

U kam të marr, për simbatì

 

Jatëm me mëmen, kan zëmërèn si guri

Se nëng e din se çështë amuri

Amuri është një vellë ‘ndër si

Çë të qin trutë e të bën pacì

 

Lule lule mac mac

Se u për tija dalë pac

Dalë pac alla fërtèta

Se zëmëra ime je ti veta

E dalë pac e dalë pac

Lule lule mac mac

 

Ke atò faqe, si një portohàle

Zbardhen si bora çë ndata male

Ke ata si, si një koqez sqini

Zbardhen si bora çë te Pulini

 

Shkova sot ka dera jote

Shkova sot e s’ishë njerì

E ish një mjègull ka dera jote

E ish një mjegull çë mu vu ndër si

Mu vu ndër si… huèrçë I qir!

 

Ish një vashez ndatë lloxhètë

Çë ish e qepënj një kamixhètë

Qepënj xhu si një makinètë

Ajò vashez ndatë lloxhètë

Muari e me shkrehu… me një shkupetë!

 

 

 

Testo tradizionale

 

 

 

 

back